Agjensioni për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS shpalli Raportin tremujor të statistikës për tremujorin e tretë të vitit 2020.
Në përputhje me Raportin tremujor të statistikës MAPAS e njofton opinionin më të gjërë se me gjendjen 30.09.2020:
• Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin e detyrueshëm pensional me kapital të financuar është 524.080.
• Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin vullnetar pensional me kapital të financuar është 25.593.
• Neto mjetet e anëtarëve në sigurimin e detyrueshëm pensional me kapital të financuar është 82.777,71 milionë denarë.
• Neto mjetet e anëtarëve në sigurimin vullnetar pensional me kapital të financuar është 2.120,80 milionë denarë.
• Vlera e pagesës së kontributeve në sigurimin e detyrueshëm pensional me kapital të financuar në tremujorin e tretë të vitit 2020 është 2.391,52 milionë denarë.
• Vlera e pagesës së kontributeve sigurimin vullnetar pensional me kapital të financuar në tremujorin e tretë të vitit 2020 është 49,06 milionë denarë.
Raporti tremujor i statistikës nr. 59, 30.09.2020 është në këtë link:
https://mapas.mk/wp-content/uploads/2020/10/Kvartalen-statistichki-izvestaj-59_30092020_web.pdf