Sipas Raportit për verifikimin e dokumenteve dhe informacioneve të publikuara të cilat mbajtësit e institucioneve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të obliguar t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre, të përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik për vitin 2025, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional është renditur në vendin e tretë me gjithsej 50 pikë nga maksimumi i mundshëm prej 51 pikësh.
Monitorimi është realizua në muajin tetor të vitit 2025, në përputhje me Metodologjinë për publikimin proaktiv të informacioneve me karakter publik dhe dispozitat e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik. Në kuadër të monitorimit janë përfshirë 99 institucione shtetërore, ndërsa vlerësimi u bë në bazë të një pyetësori me 31 pyetje, të cilat janë të dalura nga neni 10 i Ligjit. Rezultatet tregojnë përmirësim të ndjeshëm të nivelit të transparencës dhe qasjes në informacione në ueb-faqen e Agjencisë.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë, Remzi Bajrami, theksoi se rezultati i arritur paraqet konfirmim të përkushtimit të vazhdueshëm të Agjencisë për publikim proaktiv, në kohë dhe në mënyrë të rregullt të informacioneve me karakter publik, me qëllim forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut në institucionet.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk