Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS informon opinionin e gjerë për uljen e kompensimit nga kontributet e paguara për anëtarët e fondeve pensionale të detyrueshme. Duke filluar nga data 1. 1. 2024, shuma e kompensimit nga kontributet e paguara të cilën e paguajnë shoqatat pensionale KB Shoqata e Parë Pensionale SHA Shkup, Sava Shoqata Pensionle sh.a. Shkup dhe TRIGLAV SHOQATA PENSIONALE SHA Shkup ulet dhe arrin shumën 1,80% të çdo kontributi të paguar në fond pensional të detyrueshëm, në vend të shumës aktuale 1,90%.
Shuma e kompensimit nga kontributet e paguara dhe shuma e kompensimit mujor nga vlera e totalit të mjeteve neto është kategori e ndryshueshme, e cila është brenda shumës maksimale të kompensimit të përcaktuar me Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Pensional të Financuar me Kapital.