Kryetari i Këshillit të Ekspertëve Remzi Bajrami dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të MAPAS zhvilluan takim me anëtarët e Bordeve të Drejtorëve të Shoqërive Pensionale
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve Remzi Bajrami dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS sot zhvilluan takim me anëtarët e Bordeve të Drejtorëve të Shoqërive të Pensioneve.
Qëllimi kryesor i takimit ishte prezantimi i anëtarëve të Bordeve të Drejtorëve me Kryetarin e ri të MAPAS-it, Remzi Bajrami dhe vendosja e një bashkëpunimi konstruktiv brenda sektorit pensional.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet aktuale në fushën e financimit kapital të sigurimit pensional, si dhe planet dhe aktivitetet e ardhshme të MAPAS-it për përmirësimin e sistemit pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it Remzi Bajrami, theksoi angazhimin e tij për forcimin e transparencës, efikasitetit dhe sigurisë së sigurimit pensional, duke theksuar se fokusi i tij do të jetë në stabilitetin e fondeve pensionale dhe rritjen e besimit të të siguruarve.
Pjesëmarrësit ranë dakord se bashkëpunimi i vazhdueshëm midis Këshillit të Ekspertëve dhe Bordeve të Drejtorëve është me rëndësi thelbësore për zhvillimin e sistemit të qëndrueshëm pensional dhe efikas që do të sigurojë një të ardhme të sigurt për qytetarët.
Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive, me pjesëmarrje aktive të të gjithë anëtarëve të pranishëm.