Me ftesë të NLB Banka Shkup, me rastin e shënimit të 40-vjetorit të punës së Bankës, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS mori pjesë në një konferencë të dedikuar temave aktuale në fushën e stabilitetit financiar, menaxhimit të rreziqeve dhe zhvillimit të sektorit financiar.
Ngjarja u organizua me qëllim nxitjen e diskutimeve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve financiare, organeve rregullatore dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në sfidat dhe mundësitë moderne të sistemit financiar.
Nga MAPAS-i në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Këshillit të ekspertëve, Remzi Bajrami dhe Udhëheqësja e sektorit për pagesën e pensioneve, Vjollca Sulejmani Asani.
MAPAS-i mbetet e përkushtuar në përmirësimin e praktikave mbikëqyrëse, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve të sigurimit pensional, si dhe në thellimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk