Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për pjesëmarrje në konferencë të organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Më 25 nëntor 2025, u mbajt konferenca me temë: „Rreziqet e lidhura me ndryshimet klimatike dhe stabilitetin financiar: Menaxhimi i sfidave të sotme dhe mundësive të së nesërmes“, e organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS  në konferencë morën pjesë Kryetari i Këshillit të ekspertëve, Remzi Bajrami dhe Këshilltarja kryesore e Kryetarit të Këshillit të ekspertëve, Pranvera Suma.

Pjesëmarrja e MAPAS-it në këtë ngjarje kishte për qëllim ndjekjen e proceseve aktuale që lidhen me rreziqet klimatike dhe ndikimin e tyre mbi stabilitetin financiar, si dhe shkëmbimin e përvojave profesionale dhe praktikave të mira me përfaqësuesit e institucioneve financiare dhe rregullatorëve.

                         

Skip to content