Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS e informon opinionin publik se shuma e kompensimit mujor që paguhet Agjencia është 0,6% e kontributeve totale të paguara në muajin e kaluar në secilin fond pensional.
Ky kompensim ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të sigurimit të detyrueshëm pensional me financim kapital. Me uljen e kostove nxitet menaxhim më efikas i mjeteve dhe mundësohet ndikim pozitiv në gjendjen neto të llogarive individuale të anëtarëve. Kjo kontribuon në qëndrueshmëri, efikasitet dhe transparencë më të madhe të sistemit pensional.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk