Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, sot më datë 28.03.2024, në ambientet e saj të ndaj Falënderime për kontributin dhe pjesëmarrjen në realizimin e aktivitetit edukativ si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Javës globale të parasë 2024 me temë: ” Mbroji paratë tuaja, mbroje ardhmërinë tënde” duke u njohur me botën financiare të prof. Elena Naumovska dhe studentët nga departamenti i financave nga Fakulteti Ekonomik nga Shkupi të cilët përkrahën iniciativën e MAPAS dhe të tri shoqërive pensionale KB prvo penzisko drustvo, SAVA penzisko drustvo dhe TRIGLAV penzisko drustvo në bashkëpunim me FSS Ekonomik dhe USS UKIM.
Në takim Prof. Elena dhe studentët shprehën kënaqësinë dhe mirënjohjen e tyre për mundësinë që të prezantohen dhe të ndajnë njohuritë e tyre për financat dhe institucionet financiare duke iu referuar veçanërisht sistemit pensional treshtyllor në vendin tonë dhe avantazhet dhe përfitimet e sigurimit pensional me financim kapital me kolegët e fakulteteve të tjera.
Të gjithë së bashku shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe zgjerimin e aktiviteteve për ngritjen e edukimit financiar dhe ndërgjegjësimit për pensionet, si bazë për sigurimin e një standardi cilësor jetese dhe ditë pensioni të besueshme.