Sistemi financiar është i përgatitur për të trajtuar krizën e koronës. Rregullorja e kujdesshme e rregullatorëve financiar, në masë të madhe e harmonizuar me rregulloret evropiane, ndihmoj që sistemi të jetë në gjendje të trajtojë goditjen e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19.
Këto janë pjesë nga konstatimet e mbledhjes së djeshme të Komitetit për Stabilitet Financiar. Mbledhjen e kryesoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ndërsa morën pjesë edhe ministrja e Financave, Nina Angelovska, kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve (AMS), Krste Shajnoski.
Komiteti filloi të funksionojë me pjesëmarrjen e të gjithë rregullatorëve financiar, në pajtim me Memorandumin për bashkëpunim të nënshkruar kohëve të fundit, me ç’rast gjatë mbledhjes hollësisht u analizuan masat e ndërmarra deri tani për ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe rezultatet e arritura dhe të pritura.
Guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska fillimisht iu referua masave të Bankës Popullore të ndërmarra deri tani, që kanë të bëjnë me sistemin bankar dhe synojnë ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të stabilitetit të tij, dhe krijimin e parakushteve që bankat, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballen, të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme kreditore për ekonominë. Theksi u vendos mbi ndryshimet rregulluese me të cilat u mundësua fleksibilitet më i madh për bankat gjatë ristrukturimit të kredive me qëllim lehtësimin e barrës financiare të huamarrësve. Masat që synojnë lirimin e likuiditetit të bankave dhe ridrejtimin e tyre për të mbështetur ekonominë gjithashtu u theksuan, përmes zvogëlimit të shumës së ofruar të bonove të bankës qendrore dhe mundësisë për lirimin e rezervës së detyruar për kreditë e ristrukturuara dhe miratuara për sektorët e goditur. Gjithashtu u shpjegua edhe lehtësimi i përkohshëm lidhur me raportimin rregullator dhe qasja mbikëqyrëse për bankat, me të cilat u mundësua përqendrim më i madh në nevojat e qytetarëve dhe kompanive.
Siç theksoi guvernatorja, gjatë miratimit të çdo mase, Banka Popullore ka analizuar ndikimin e saj mbi çdo banke në veçanti dhe mbi sistemin bankar në përgjithësi, me qëllim që masa njëkohësisht të jetë në funksion të mbështetjes së ekonomisë maqedonase dhe në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar.
„Sters-testi i fundit tregon se edhe midis bankave në veçanti dhe sistemit bankar në përgjithësi, rezistenca ndaj goditjeve është rritur që nga viti i kaluar. Sistemi është i shëndoshë dhe stabil, me likuiditet dhe aftësi paguese të lartë dhe stabile.“ – theksoi Angelovska-Bezhoska.
Ministrja e Financave, Nina Angelovska, tha se për një trajtim cilësor të gjendjes aktuale, koordinimi i Ministrisë së Financave me Bankën Popullore është shumë i rëndësishëm. Në pjesën e masave që prekin sistemin financiar, janë ndërmarrë aktivitetet për kompanitë financiare dhe lizing kompanitë, duke prezantuar një masë për të zvogëluar anuitetin e huamarrësve deri në 70% të anuitetit. Kjo masë është ndërmarrë për të mbrojtur qëndrueshmërinë e tyre dhe funksionimin e mëtejshëm në treg, dhe në drejtim të mbrojtjes së përdoruesve të kredive. Masat që ndërmerren nga sektori real janë në drejtim të ruajtjes dhe rritjes së likuiditetit përmes dy linjave të kredive pa interes, përjashtimeve nga tatimet, masave për mbështetje financiare, dhe aktiviteteve të rregullta – si pagesa e shpejtë e kthimit të TVSH-së për firmat.
„Kthimi i TVSH-së së firmave vetëm në prill është 38 milionë euro, që është për 32% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kthimi i TVSH-së nga fillimi i vitit është 145 milionë euro, që është për 16,7% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kthimi i shpejtë i TVSH-së është me rëndësi të veçantë për ruajtjen e likuiditetit të firmave, veçanërisht në këto kushte të krizës shëndetësore-ekonomike. Gjithashtu, linjat e kredisë „Kovid 1“ dhe „Kovid 2“ nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut ka ndihmuar në rritjen e likuiditetit, në një shumë totale prej 13,7 milionë euro, që janë me rëndësi të madhe sepse janë synuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Së shpejti, bankat komerciale do të ofrojnë një linjë të kredive të lira në shumë prej 51 milionë eruo. Për më tepër, ekziston edhe masa për pagesën e shtyrë të paradhënieve të tatimit mbi fitimin e firmave dhe tatimit mbi të ardhurat personale për personat e vetëpunësuar. Përmes masës për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punonjës për muajin prill dhe maj, shuma e së cilës vlerësohet rreth 100 milionë euro, përveç qëllimit kryesor për pagesën e pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës, ajo paraqet edhe një injektim të likuiditetit shtesë në ekonomi“ – tha Angelovska.
Kryetarja e KLV-së, Nora Aliti foli rreth aktiviteteve që i ka ndërmarrë KLV-ja me qëllim sigurimin e vazhdimësisë në funksionimin e tregut të kapitalit dhe stabilizimin e çmimit të aksioneve të bursës. „Totali i realizuar i qarkullimit në Bursën Maqedonase nga 28 prilli është rreth 78 milionë euro. Krahasuar me indekset kryesore të burës në rajon, indeksi kryesor i bursës MBI 10 ka rënie më të ulët prej 6.92% në raport me ditën e fundit të tregtimit në vitin 2019.“ – tha Aliti.
Ajo gjithashtu theksoi se për të rritur transparencën, KLV-ja kërkoi nga kompanitë e listuara të veprojnë në përputhje me parashtesën „më shumë se“ pajtueshmëri e pastër dhe „më shumë se“ deklarim, pas së cilës kompanitë tanimë filluan përveç njoftimeve në kohë në SEI Net të publikojnë edhe përqindjet e menaxhmentit për ndikimin e krizës së koronës mbi operacionet e kompanisë në tremujorin e parë, si dhe mbi operacionet e ardhshme financiare.
Në mbledhje u theksua se ndikimi i pandemisë së Kovid-19 mbi tregjet financiare ndërkombëtare pritet të kenë një efekt afatshkurtër mbi fondet pensionale, duke pasur parasysh se ata janë investitorë afatgjatë. „Fondet tona të pensioneve janë ende në proces të grumbullimit dhe pritet rimëkëmbja dhe stabilizimi i tyre gradual, i cili do të çonte në rezultate të mira investimesh që do të kompensojnë fitimet e shkaktuara nga tronditjet aktuale të tregut.“ – tha kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali.
Ai theksoi se mbi 95% të anëtarëve të shtyllës së dytë të pensioneve janë nën moshën 50 vjeç dhe se pritet që ndikimet e pafavorshme afatshkurtra nga kriza e koronës të neutralizohen në periudhën e ardhme. Siç theksoi Ali, nuk priten ndryshime dhe lëvizje domethënëse në strukturën e fondeve të pensioneve, të cilat mund të ndikojnë dukshëm mbi stabilitetin financiar.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Krste Shajnoski, theksoi se sektori i sigurimeve vazhdon të funksionojë në mënyrë stabile, me përparësi dhe rreziqe të identifikuara që duhet të ndiqen me qëllim ruajtjen e kësaj tendence. Siç theksoi Shajnoski, deri më tani AMS ka miratuar dy pako masash. Paketa e parë, ndër të tjera, kërkonte që kompanitë e sigurimeve të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të ruajtur kapitalin e tyre dhe aftësinë paguese, në mënyrë që të mbronin plotësisht të drejtat e personave të siguruar.
„Ndryshimet e miratuara në tre rregullore dhe një vendim japin hapësirë rregullatore shtesë në funksionimin e kompanive të sigurimeve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të kenë një efekt pozitiv për përdoruesin fundor të sigurimit sa i përket dinamikës së pagimit të detyrimeve për primet dhe pagesë në kohë dhe reale të dëmeve. Ndryshimet rregullatore, ndër të tjera, lejojnë ndërmarrjet e sigurimeve të sigurojnë mjete likuide për funksionimin normal dhe pagimin e rregullt të dëmeve.“ – theksoi Shajnoski.
Në mbledhje u konstatua se masat që ndërmerren do të garantojnë se do të ruhet stabiliteti financiar. Të gjithë rregullatorët financiarë kanë shprehur gatishmëri dhe vendosmëri për monitorim të koordinuar të mëtejshëm të situatës, ku ata janë të gatshëm sa herë që duhet të ndërmarrin masa dhe aktivitete të tjera, në përputhje me kompetencat e tyre.