Më 31 maj u mbajt takimi i katërt i punës i Grupit Punues për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për edukim financiar dhe inkluzion financiar, aktiviteti i të cilit koordinohet nga Banka Popullore, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, Komisionit për Letra me Vlerë, Agjencisë për Mbikëqyrje Financimit Kapital të Sigurimit Pensional dhe Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimit, si dhe subjekteve nga sektori privat dhe civil. Në takim ishte i pranishëm edhe përfaqësues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), i cili prezantoi rezultatet e anketës së kryer në vitin 2022 për edukimin financiar të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) në Evropën Juglindore (EJL). Raporti i mëposhtëm, i titulluar “Edukimi financiar dhe dixhitalizimi për NMVM-të në EJL: Mjeti për të rritur kapacitetin e pronarëve dhe menaxherëve” u përgatit në korniza të projektit rajonal të OECD-së dhe Rrjetit Ndërkombëtar për Edukimin Financiar (INFE) dhe u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Financave të Holandës dhe platformës së saj Money wise. Raporti ofron prova dhe analiza të niveleve të edukimit financiar të pronarëve dhe menaxherëve të NMVM-ve, për ndërgjegjësimin e tyre dhe përdorimin e shërbimeve financiare, si dhe dixhitalizimin e aktiviteteve financiare dhe të biznesit të NMVM-ve, duke mundësuar krahasime midis pjesëmarrësve në hulumtimin nga rajoni, përfshirë edhe vendin tonë
Edukimi financiar i menaxherëve dhe pronarëve të NMMV-ve në vendin tonë është vlerësuar me 69 (nga maksimumi 100), që është më e lartë se mesatarja e vendeve të analizuara në rajon (67). Pikët më të larta u arritën për komponentin e sjelljes financiare, pastaj nga njohuritë financiare dhe qëndrimet financiare, me ç’rast të gjithë komponentët janë pak mbi ose në nivel të mesatares rajonale. Krahasuar me vendet e G-20, vlerësimi mesatar për rajonin është më i ulët me 7 p.p, gjë që tregon nevojën për të forcuar aftësitë financiare dhe qasjen strategjike për të rritur edukimin financiar të menaxherëve të NMMV-ve, me qëllim forcimin afatgjatë të rezistencës afariste të këtyre firmave. Krahasimi i rezultateve tona në lidhje me ndërgjegjësimin e NMVM-ve për produktet financiare tregon se ndërgjegjësimi i pronarëve dhe menaxherëve të NMVM-ve që përdorin kredi për financimin e bizneseve në vendin tonë është më i lartë krahasuar me mesataren rajonale, ndërsa në pjesën tjetër të parametrave të vlerësuar – ndërgjegjësimi për financimin kapital dhe lloje të tjera financimi dhe ndërgjegjësimi për përballimin e rreziqeve, pikët janë pak më të ulëta ose korrespondojnë me rezultatet në rajon. Gjetjet tregojnë për përfitimet e zhvillimit të mëtejshëm të tregut të kapitalit dhe mënyrave alternative të financimit, në mënyrë që të zgjerohen opsionet financiare për NMVM-të, pronarët dhe menaxherët e tyre.
Lidhur me dixhitalizimin, vlerësimi mesatar te ne është pak më e ulët në krahasim me rajonin. Ndërkaq, u vlerësua se dixhitalizimi i NMVM-ve në rajon ngec pas vendeve të zhvilluara, gjë që tregon nevojën për avancim të mëtejshëm.
Gjetjet dhe konkluzionet në Raport ofrojnë dëshmi të dobishme për të mbështetur punën e mëtejshme në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të NMVM-ve, në përputhje me Strategjinë kombëtare. Kjo do të krijonte parakushte për përmirësimin e qasjes në financa nga NMVM-të. Aktivitetet në këtë sferë pritet të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij segmenti dhe ekonomisë në tërësi. Në këtë takim u prezantua edhe përvoja në Hungari nga aplikimi i Platformës Dixhitale – aplikacion për edukim financiar “Learning-by-doing-financial Education”, me të cilën sektori privat dhe civil kishin mundësinë të njoftohen me platformat edukative që aplikohen në ekonomi të tjera.
Nëpërmjet këtyre takimeve të punës, të cilat mbahen dy herë në vit, mundësohet një dialog i rregullt ndërmjet rregullatorëve, subjekteve nga sektori privat dhe civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar, si dhe shkëmbim i propozimeve dhe përvojave për forcim të përfshirjes financiare dhe mbrojtjen e konsumatorëve në sistemin financiar, me qëllim të realizimit të suksesshëm të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare.