Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Seancat e Këshillit të ekpsertëve 2026

Këshilli i Ekspertëve mbajti mbledhje më datë 29.01.2026, në të cilën miratoi dokumentet në vijim:

  1. Vendim për lartësinë e pagës dhe kompensimit mujor të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2026; dhe
  2. Planin vjetor për prokurime publike për vitin 2026 të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital.

Këshilli i Ekspertëve miratoi:

  1. Kërkesën e Shoqërisë Pensionale Sava A.. Shkup për marrjen e miratimit për ndryshimin e kontratës me kujdestarin e pasurisë, NLB Banka SHA Shkup;
  2. Kërkesën e Shoqërisë Pensionale SAVA A. Shkup për marrjen e miratimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Pensionale Sava SH.A. Shkup;
  3. Kërkesën e SHOQËRIA PENSIONALE VFP SHA SHKUP për marrjen e miratimit për ndryshimin dhe/ose plotësimin e statutit të shoqërisë pensionale; dhe
  4. Kërkesën eSHOQËRIA PENSIONALE TRIGLLAV SH.A. Shkup për marrjen e miratimit për emërimin e Cvetanço Dimovski si person përgjegjës për përllogaritjen e tërheqjeve të programuara.

Këshilli i Ekspertëve shqyrtoi:

  1. Raportin tremujor për realizimin e Planit Vjetor për Prokurime Publike për periudhën nga data 10.2025 deri më datën 31.12.2025;
  2. Raportin për nivelin e zbatimit të Planit për përmirësimin e kapaciteteve në Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2025;
  3. Raportin për aktivitetet e Komitetit për Vlerësimin e Rreziqeve për vitin 2025; dhe
  4. Raportin për video-mbikëqyrjen për periudhën 2023–2025.

 

Skip to content