OECD publikoi botimin më të ri të “Tregjet pensionale në fokus – Të dhënat preliminare për vitin 2024”.
Vlera e mjeteve pensionale në vitin 2024 vazhdoi të rritet duke ruajtur pothuajse të njëjtin ritëm të rritjes si vitin e kaluar. Kështu, vlera e mjeteve pensionale u rrit me 8.5% në vendet anëtare të OECD-së dhe me 3.1% në 37 vende të cilat nuk janë anëtare të OECD-së. Nëpërmjet kësaj u kompensuan rezultatet negative e vitit 2022 dhe u tejkalua vlera e mjeteve pensionale nga viti 2021. Planet pensionale në pothuajse të gjitha vendet në vitin 2024 shënuan norma nominale pozitive të të ardhurave, të cilat kryesisht pasqyrojnë fitimet nga investimet në aksione. Aksionet në nivel global, për të dytin vit me radhë, realizuan të ardhura pozitive, ndërsa indeksi global MSCI u rrit përsëri me rreth 20% në vitin 2024.
Numri më i ri i botimit “Tregjet pensionale në fokus – Të dhënat preliminare për vitin 2024” është në këtë link: PMF Preliminary 2024