Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Tregu pensional në fokus 2019

Edicioni i Tregut pensional në Fokus 2019 jep një përmbledhje të komponentëve të financimit kapital dhe komponentëve private të sistemeve pensionale në 88 vende dhe i paraqet zhvillimet më të fundit në tregjet pensionale në të gjithë botën. Publikimi ka një spektër të gjerë treguesish të harmonizuar dhe të standardizuar, që janë relevantë për sistemet pensionale me financim kapital dhe private. Të dhënat që janë përdorur për përgatitjen e këtij raporti janë siguruara nga rregullatorët nga vendet e ndryshme në kuadër të projektit të OECD për Statistika globale për pensionet.

Asetet pensionale në fund të vitit 2018 arritën në 44,1 miliardë dollarë amerikanë (42,5 USD në OECD dhe 1.6 miliardë në vendet të cilat nuk janë anëtare të OECD), që është shumë më e vogël në krahasim me vitin 2017 (45,6 USD). Megjithatë, në dekadën e fundit, asetet e pensioneve kanë shënuar rritjet të shumës nominale në pothuajse të gjitha vendet të cilat kanë raportuar. Asetet pensionale u prekën nga tendencat negative në tregjet e kapitalit në vitin 2018, por në afat  të gjatë, në shumicën e vendeve asetet pensionale kanë realizuar norma pozitive të kthimit real (neto nga kostot e investimeve).

 

Edicioni i Tregu pensional në Fokus 2019 është në lidhjen e mëposhtme:

Pension Market in Focus 2019

 

Skip to content