Botimi i Tregu pensional në Fokus 2020 jep një pasqyrë të financimit kapital dhe të komponentëve privatë në sistemet pesnionale ku përfshihet edhe viti 2019 në 90 vende dhe i pasqyron ngjarjet më të reja në tregjet pesnionale në mbarë botën. Botimi posedon një spektër të gjerë të indikatorëve relevantë të harmonizuar dhe të standardizuar për sistemet pensionale kapitale të financuara dhe për sistemet pensionale private. Këtë vit botimi përfshin edhe vlerësim të zhvillimit të mjeteve pensionale deri në fund të vitit 2019 deri në tremujorin e tretë të vitit 2020. Të dhënat që përdoren për përgatitjen e këtij raporti janë siguruar nga rregullatorët e vendeve në suazat e OECD-ja për Statistikën globale të pensioneve.
Kursimet pensionale në fondet e pensionit, shoqëritë për sigurim pensional dhe planet e tjera për kursim pensional në mbarë botën duke përfshirë edhe vitin 2019 i tejkaluan 50 bilionë USD (49,2 bilionë USD në vendet anëtare të OECD-së dhe 1,7 bilionë USD në vendet të cilat nuk janë anëtare të OECD-së).
Zmadhimi i madh i mjeteve pensionale në vitin 2019 është rezultat i rezultateve të theksuara investuese në vitin 2019. Të hyrat reale investuese në mjetet pensionale (neto nga shpenzimet për menaxhim) në vitin 2019 mesatarisht janë 8,0% në shtetet anëtare të OECD-së dhe 4,4% në vendet të cilat nuk janë anëtare të OECD-së. Këto rezultate investuese në vitin 2019 i detyrohen rimëkëmbjes së tregjeve financiare, pas rezultateve të këqija në tremujorin e fundit të vitit 2018.
Shfaqja e kovid-19 shkaktoi paqëndrueshmëri në tregjet financiare, duke gjeneralizuar humbje të mjeteve pensionale në tremujorin e parë të vitit 2020. Vlerësimet e OECD-së sugjeruan ulje prej 10% në tremujorin e parë të vitit 2020 në raport me vitin 2019. Megjithatë, rimëkëmbja e tregjeve financiare në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2020 pritet të kontribuojë në kompensimin e humbjeve investuese në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2020 deri në shumën e mjeteve pensionale të nivelit para krizës.
Botimi i Tregut pensional në Fokus 2020 është në linkun e mëposhtëm: