Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Tregu pensional në fokus – Fondet pensionale në numra 2020

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) e publikoi numrin më të ri të “Fondet Pensionale në numra 2020”, me të dhëna paraprake për vitin 2019 dhe parashikimet paraprake për ndikimin e krizës së KOVID – 19 për tremujorin e parë të vitit 2020.

Të dhënat paraprake nga publikimi i OECD-së tregojnë se fondet pensionale në vitin 2019 kanë arritur në 32 trilionë dollarë në vendet anëtare të OECD-së dhe 0.7 trilionë dollarë në vendet jo- anëtare të OECD-së, që do të thotë se fondet e pensionale janë rritur për 13.9% në vendet anëtarët të OECD dhe 11.3% në vendet jo anëtare të OECD-së.

Rezultatet e investimeve në vitin 2019 janë të konsiderueshme. Rendimentet e investimeve reale tejkalojnë 5% në 29 nga 46 vendet e anketuara, nga të cilat në 13 vende rendimenti është më i madh se 10%. Rezultate e tilla ndoshta janë për shkak të rimëkëmbjes së tregjeve financiare, pas rezultateve të dobëta në tremujorin e fundit të vitit 2018.

Megjithatë, ka shumë të ngjarë që në fund të tremujorit të parë të vitit 2020 fondet pensionale të zvogëlohen për shkak të përhapjes së KOVID-19 dhe ndikimit të krizës në tregjet financiare. Vlerësimet e hershme sugjerojnë se deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2020, pensionet pritet të bien në 29.8 trilionë, ose për 8% krahasuar me vitin 2019.

Kursimet e pensionit janë të natyrës afatgjatë dhe humbjet afatshkurtra financiare mund të kompensohen në planin afatgjatë, përveç nëse fondet tërhiqen në fillim.

Botimi i fundit i “Fondet pensionale në numra 2020” gjendet në linkun në vijim:

http://www.oecd.org/daf/fin/private-pensions/pensionmarketsinfocus.htm

Skip to content