Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD ka publikuar numrin më të fundit të botimit “Tregu i pensioneve në fokus – të dhënat preliminare për fondet pensionale për vitin 2022”.
Pas rezultateve të mira në vitin 2021, të dhënat preliminare të OECD-së për vitin 2022 tregojnë se vlera e mjeteve pensionale shënoi ulje në shumicën e vendeve anëtare të OECD-së, përkatësisht vlera totale e mjeteve pensionale në vendet anëtare të OECD-së shënoi ulje prej 16%. Ndërkohë, vlera totale e mjeteve pensionale në vendet joanëtare të OECD-së shënoi një rritje prej 4.7%.
Rezultatet e tilla më së shumti sqarohen me shkalla investuese negative të të ardhurave (edhe në shumë nominale edhe në shumë reale) të cilat u shënuan në vendet anëtare të OECD-së. Gjithashtu, planet pensionale shënuan shkalla reale negative të të ardhurave edhe në shumicën e vendeve joanëtare të OECD-së.
Shkallët e ulëta investuese të të ardhurave më së shumti janë si rezultat i inflacionit, rritjes së shkallëve të kamatës dhe uljes së vlerës së aksioneve. Inflacioni rritës, së bashku me rritjen e shkallëve të kamatës ndikuan në uljen e vlerës së obligacioneve në portofolin e planeve pensionale, pjesëmarrja e të cilave tejkalon 48% të investimeve në 65 vende të hulumtuara. Gjithashtu, u shënuan humbje investuese të shkaktuara nga ulja e vlerës së aksioneve në bursat botërore. Disa prej indekseve më të mëdha të aksioneve shënuan rënie në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 (p.sh., S&P500, shënoi rënie prej 19%, Nikkei 225 prej 9% dhe DAX rënie prej 12%).
Numri më i fundit i botimit “Tregu pensional në fokus – Të dhënat preliminare për fondet pensionale për vitin 2022” është në linkun në vijim:
PMF_2023_Preliminary_2022_Data.pdf (oecd.org)