Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

U mbajt Takimi i dytë i Grupit punues për ndjekje të zbatimit të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare

Me qëllim të rritjes së njohurive financiare, Banka Popullore së bashku me rregullatorët dhe subjektet tjera financiare nga sektori privat dhe civil – ofrues të edukimit financiar, me 31 gusht 2022 mbajtën Takimin e dytë të Grupit punues për ndjekje të zbatimit të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare.

Në takim, prezent ishte edhe përfaqësues i INFE-OECD (Rrjeti Ndërkombëtar për Edukim Financiar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), i cili ndau ekspertizën e tij lidhur me evaluimin e programeve edukative për edukim financiar dhe evaluim të strategjive kombëtare për edukim financiar në nivel global. Në këto korniza, u diskutua rëndësia e evaluimit të programeve edukative nga ana e ofruesëve të edukimit financiar, si bazë për përmirësimin e tyre dhe përshtatjen me nevojat e popullsisë. Evaluimi i programeve edukative dhe informimi i rregullt i rregullatorëve financiar është parashikuar edhe me Kodin e praktikave të mira të edukimi financiar, i miratuar vitin e kaluar.

Në takim u prezantuan edhe Kompetencat bazë të edukimit financiar të miratuara së fundmi, të cilat i përfshijnë njohuritë bazë, aftësitë, qëndrimet, motivimet dhe sjelljet lidhur me financat që duhet ti posedojnë njerëzit në faza të ndryshme të jetës. Kornizën e kompetencave financiare mund ta përdorin organizata dhe institucione të ndryshme në vend (rregullatorë financiar, organizata civile, institucione financiare private dhe institucione dhe organizata tjera) të cilat ofrojnë edukim financiar për grupmosha të ndryshme në veprimtarinë e tyre ose më gjërë nga fusha e financave personale. Kompetencat bazë kanë për qëllim të shërbejnë si bazë gjatë përgaditjes së programeve edukative për grupmosha të ndryshme nga fusha e financave personale nga ana e të gjithë ofruesëve të kyçur në shërbimet arsimore në kuadër të arsimit joformal. Në këtë mënyrë sigurohet përshtatja e temave me moshën, si dhe kujdesi për përfshirjen e temave të ndryshme relevante, sipas nevojave në rritje të edukimit financiar.

Nëpërmjet këtyre takimeve mundësohet dialog i rregullt mes rregullatorëve, subjekteve nga sektori privat dhe aij civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiare, si dhe shkëmbim të propozimeve dhe përvojave në drejtim të forcimit të edukimit dhe përfshirjes financiare në vend. Pritet që në të ardhmën këto takime të Grupit punues për ndjekje të zbatimit të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare ti nxisin ofruesit të edukimit financiar ti përmirësojnë programet edukative ekzistuese në arsimin joformal si dhe organizatat tjera kompetente të bashkohen drejt nismës për qasje të koordinuar në realizimin e aktiviteteve edukative për edukim financiar në vend.

 

Skip to content