Banka Popullore, së bashku me rregullatorët tjerë financiar dhe subjektet nga sektori privat dhe civil të cilët janë aktiv në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, e mbajti takimin e tretë të Grupit punues për ndjekje të zbatimit të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare.
Në takim morri pjesë edhe përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili e prezantoi, Ligjin e sapomiratur të Mbrojtes së Konsumatorëve. Rrjedhimisht, përfaqësuesit e sekotrit privat dhe civil kishin mundësi të njoftohen me risitë që i sjell ky ligj në fushën e sektorit financiar dhe kryesisht janë të lidhura me transparencë më të madhe dhe informim më të mirë të përdoruesëve të shërbimeve financiare, përfshirë edhe në fushën e shërbimeve financiare digjitale.
Në takim, përfaqësues i Bankës Popullore i prezantoi edhe tendencat në fushën e edukimit dhe përfshirjes financiare të popullsisë në vendin tonë. Njëkohësisht, u theksua se ka tendencë në rritje të më shumë treguesëve të përfshirjes financiare, pjesërisht nën ndikim të kushteve të vendosura gjatë pandemisë. Kështu, ka një rritje të pronësisë së llogarisë, disponueshmërisë dhe përdorimit të kartelave pagesore, si dhe te onlajn pagesat. Në fushën e edukimit financiar, krahasuar me vendet e zhvilluara edhe më tej ekziston hapësirë për përmirësimin e njohurive financiare të popullsisë. Qëndrimi i popullsisë ndaj kursimeve, edhe pse është më i mirë, mbetet në një nivel më të ulët krahasuar me mesatarën në Europë dhe Azi Qëndrore, i parë si burim i mjeteve për mbulimin e nevojave urgjente, por edhe si mjete të disponueshme për moshat e mëvonshme. Promovimi dhe edukimi në fushën e alternativave të disponueshme të investimit, si dhe në fushën e përdorimit të shërbimeve financiare digjitale, imponohen si domosdoshmëri në kushtet moderne.
Përmes këtyre takimeve mundësohet dialog i rregullt mes rregullatorëve, subjekteve të sektorit privat dhe civil të përfshirë në aktivitete të edukimit financiar, si dhe shkëmbimin e propozimeve dhe përvojave për forcimin e përfshirjes financiare dhe mbrojtje të konsumatorëve në sistemin financiar. E gjitha kjo është në dobi të zbatimit të suksesshëm të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare.