Agjencia e Supervizionit të Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS e publikoi Raportin statistikor tremujor për tremujorin e katërt në vitin 2021.
Në përputhje me Raportin statistikor tremujor me gjendje 31.12.2021:
- Numri i përgjithshëm i anëtarëve të sigurimit të detyrueshëm pensional me financim kapital është 477.
- Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital është 27.772.
- Mjetet neto në sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital janë 105,66 miliardë denarë.
- Mjetet neto në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital janë 2,87 miliardë denarë.
- Kontributet e përgjithshme të paguara në sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital në tremujorin e katërt të vitit 2021 janë 2,68 miliardë denarë.
- Kontributet e përgjithshme të paguara në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital në tremujorin e katërt të vitit 2021 janë 162,28 miliardë denarë.
Raporti statistikor tremujor nr. 64, 31.12.2021 është në linkun në vijim: