Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), Remzi Bajrami, së bashku me anëtaren e Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma, morën pjesë në një Konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë, të organizuar nga Banka Popullore, në bashkëpunim me Forumin Evropian për Para dhe Financa (SUERF – The European Money and Finance Forum), me temë: “Bankat qendrore në kushtet e ndryshimeve të vazhdueshme globale: nxitja e stabilitetit, inovacionit dhe qëndrueshmërisë”.
Konferencën e hapi guvernatori i Bankës Popullore, dr. Trajko Slaveski, ndërsa një fjalim hyrës mbajti edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ngjarja përbënte një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet bankave qendrore, organeve rregullatore, hartuesve të politikave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, me fokus në forcimin e stabilitetit, nxitjen e inovacionit dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemeve financiare në kushtet e sfidave globale.
Në kuadër të konferencës u shqyrtuan çështje aktuale që lidhen me rolin e bankave qendrore dhe institucioneve mbikëqyrëse në mjedisin ekonomik bashkëkohor, si dhe nevoja për përmirësim të vazhdueshëm të praktikave rregullatore dhe mbikëqyrëse.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të MAPAS-it është në drejtim të ndjekjes së trendeve ndërkombëtare dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit pensional me financim kapital në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk