Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), njofton publikun se më datë 7.11.2023 është kryer me sukses migrimi i pronës së VFP Fondit të Hapur Vullnetar Pensional – Shkup, nga Shparkase Banka SHA Shkup në bankën e re kujdestare të pronës , Komercijalna Banka SHA Shkup.
Duke filluar nga data 8.11.2023, Komercijalna Banka SHA Shkup merr rolin e kujdestarit bankar të pronave të VFP Fondit të Hapur Vullnetar Pensional – Shkup.
Banka kujdestare është një institucion të cilit i është besuar përgjegjësia për mbajtjen e mjeteve të fondit pensional dhe funksionet e saj në lidhje me mbajtjen e mjeteve përcaktohen në përputhje me ligjet për sigurimin pensional të financuar nga kapitali.
Për më shumë informata rreth sigurimit pensional të financuar nga kapitali vizitoni faqen tonë të internetit www.mapas.mk .