Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS e publikoi Raportin Statistikor Tremujor për tremujorin e tretë të vitit 2021.
Në pajtim me Raportin Statistikor Tremujor të datës 30.9.2021:
- Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital është 546.113.
- Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital është 823.
- Mjetet neto në sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital janë 99,90 miliardë denarë.
- Mjetet neto në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital janë 2,64 miliardë denarë.
- Kontributet e përgjithshme të paguara në sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital në tremujorin e tretë të vitit 2021 janë 2,45 miliardë denarë.
- Kontributet e përgjithshme të paguara në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital në tremujorin e tretë të vitit 2021 janë 85,03 milionë denarë.
Raporti Statistikor Tremujor nr. 63, 30.9.2021 është në këtë link.