Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Fillon Java Globale e Parave 2022: “Ndërtoni të ardhmen tuaj, shfrytëzoni paratë me mençuri”

Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiarë për Edukim Financiar dhe Inkluzion financiar, në bashkëpunim me asociacionet dhe institucionet e sektorit privat dhe civil të cilat janë aktivë në domenin e edukimit financiar, për të dhjetin vit me radhë e shënojnë Javën globale të parave nga 21 deri 27 mars 2022.

Tema, këtë vit – “Ndërtoni të ardhmen tuaj, shfrytëzoni paratë me mençuri “Build your future, be smart about money), e kap rëndësinë për të menduar për të ardhmen personale gjatë miratimit të vendimeve të rëndësishme financiare. Kjo temë jo vetëm që i nxit të rinjtë të mendojnë për të ardhmen, por edhe i inkurajon organizatat-pjesëmarrëse në Javën globale të parave që të mendojnë për të ardhmen kur i planifikojnë aktivitetet e tyre për vitin 2022, duke siguruar fleksibilitet për zgjidhjen e çështjeve nga sfera e qëndrueshmërisë financiare dhe dixhitalizimit të shërbimeve financiare.

Ligjëratat do të dedikohen për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga vendi ynë, në tema nga sferat që i mbulojnë institucionet e caktuara lidhur me funksionimin e sistemit financiar.

Agjencia e Supervizionit të Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS, vazhdon me aktivitetet e saj edukative për të rinjtë dhe gjatë Javës Globale të Parave 2022, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit vendosi koordinim me afro 40 shkolla të mesme, në të cilat bashkë me shoqëritë pensionale Shoqëria e parë pensionale KB, SHA Shkup, Shoqëria pensionale Sava, SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup, do të mbajë edukim financiar të nxënësve për temat, rëndësinë dhe të ardhmen e parave, nevojën për kursim dhe investim afatgjat me theks në përfitimet dhe mundësitë e sigurimit të detyrueshëm pensional dhe vullnetar me financim kapital.

Në nivel botëror, Java Globale e Parave shënohet nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, me ç’rast nga viti 2021 mbahet në organizim të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo iniciativë globale, e cila deri tani shënohet në më shumë se 176 vende në botë, në të cilën janë përfshirë 53 milionë fëmijë dhe të rinj, e rrit vetëdijen te të rinjtë për edukim financiar dhe i rrit njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Çdo vit, të rinjtë bisedojnë, lexojnë dhe mësojnë për sistemet ekonomike dhe financiare përmes aktiviteteve më të ndryshme që i realizojnë institucionet financiare dhe arsimore.

Më shumë informacione për Javën Globale të Parave në lidhjen: globalmoneyweek.org

Skip to content