Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS), së bashku me tre shoqëritë pensionale – BK Shoqëria e parë pensionale, Shoqëria pensionale SAVA dhe Shoqëri pensionale TRIGLLAV, në SHF “Goce Delçev” – Aerodrom, Shkup, mbajtën një ligjëratë edukative rreth njohurive financiare dhe njohjen e nxënësve të klasës së 8-të me pensionin dhe funksionimin e sistemit pensional.
Njohuritë financiare kanë një rëndësi të madhe, sepse pikërisht në këtë periudhë të zhvillimit tek nxënësit formohen zakonet dhe qëndrimet ndaj parave që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Përmes edukimit të duhur, nxënësit fillojnë të kuptojnë se çfarë është buxheti, si t’i planifikojnë shpenzimet e tyre dhe si të bëjnë dallimin mes nevojave dhe dëshirave.


Këto njohuri kontribojnë në zhvillimin e një përgjegjësie më të madhe në vendimmarrjen e përditshme dhe në menaxhimin e burimeve personale. Për më tepër, edukimi financiar i përgatit nxënësit për jetën reale, ku do të duhet të menaxhojnë të ardhurat e tyre, të kursejnë, të planifikojnë dhe të shpenzojnë me përgjegjësi.
Me përvetësimin në kohë të këtyre aftësive zvogëlohet rreziku nga vendimet e gabuara dhe menaxhimi i dobët i financave në të ardhmen. Më e rëndësishmja është se në këtë mënyrë nxënësit zhvillojnë pavarësi, përgjegjësi dhe kuptim më të mirë të proceseve ekonomike në shoqëri.
Prandaj, njohuritë financiare nuk përfaqësojnë vetëm njohuri për paratë, por një aftësi të rëndësishme jetësore që kontribon në zhvillimin e tyre personal të suksesshëm dhe të përgjegjshëm.
Njohja e nxënësve që në moshë të hershme me pensionin dhe sistemin pensional është shumë e rëndësishme, pasi nxitet interesi tek nxënësit dhe kuptimi i koncepteve si paga, kontributet, kursimi, investimi, siguria, afatgjatësia dhe përfitimi, si dhe roli i tyre i rëndësishëm në jetën e përditshme dhe në funksionimin e tyre, veçanërisht në marrjen e vendimeve në të ardhmen që sigurojnë siguri financiare afatgjatë.
MAPAS dhe shoqëritë pensionale punojnë në mënyrë aktive dhe realizojnë aktivitete për rritjen e njohurive financiare tek të rinjtë dhe nxisin procesin e implementimit më të madh të edukimit financiar në procesin mësimor.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk