Si institucion përgjegjës shoqëror Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, vazhdojmë traditën e aksioneve për mbledhjen e fondeve, me të cilat duam të frymëzojmë dhe të japim shembull pozitiv për institucionet dhe kompanitë e tjera që të angazhohen në aksione humanitare dhe të krijojnë një aksion pozitiv me ndikimi social.
MAPAS organizoi aksion grumbullimi për dhurimin e rrobave ku u dhuruan më shumë se 75 qese me veshje, të cilat do t’u përcillen përdoruesve fundorë përmes ndërmarrjes sociale Kopçe.
Me këtë aksion të suksesshëm, së bashku dërgojmë një mesazh për qytetarët:
Njerëzimi është një pjesë themelore e natyrës njerëzore, duke u shprehur përmes dhurimit dhe ndihmës së atyre që kanë më shumë nevojë. Dhurimi i fondeve, kohës ose burimeve mund të përmirësojë ndjeshëm jetën e njerëzve në nevojë.
Duke ndihmuar të tjerët, ne jo vetëm që përmirësojmë kushtet e tyre, por gjithashtu forcojmë komunitetin tonë dhe krijojmë një botë më të fortë, më të bashkuar. Njerëzimi na kujton se të gjithë jemi të lidhur dhe se veprimet tona të vogla të mirësisë mund të kenë një ndikim të madh.