Javën e ardhshme, nga data 24 derë më 26 nëntor do të mbahet edicioni i katërt i Ditëve të Edukimit Financiar, të cilin e organizojnë rregullatorët financiarë në bashkëpunim me kompanitë financiare private. Konkretisht, organizatorë dhe pjesëmarrës janë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, dhe pritet që me aktivitetet e tij të kyçet edhe sektori financiar privat.
Për shkak të kushteve të imponuara nga pandemia e Kovid-19, këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar kryesisht do të organizohen si leksione edukative përmes video konferencës, gjë që do të mundësojë përfshirjen e një numri të madh të qytetarëve të interesuar. Të gjithë institucionet që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm, përmes faqeve të tyre të internetit dhe përmes faqeve në rrjetet shoqërore do t’i informojnë qytetarët për aktivitetet dhe ngjarjet elektronike që janë planifikuar, dhe do të informojnë se si çdo qytetar i interesuar do të mund të paraqesë pjesëmarrjen e tij.
Institucionet rregullatore financiare i ftojnë qytetarët të ndjekin informacionet mbi aktivitetet e planifikuara dhe të përfshihen aktivisht në edicionin e sivjetshëm të Ditëve të Edukimit Financiar. Qëllimi i këtij aksioni është forcimi i edukimi financiar, inkurajimi i përfshirjes financiare dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Gjatë vitit, përshtatur me kushtet e „normalitetit të ri“, institucionet rregullatore financiare zhvilluan një pjesë të madhe të aktiviteteve të planifikuara në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare. Për periudhën e ardhshme, pritet që aktivitetet e këtilla të intensifikohen edhe më tej, duke pasur parasysh se përgatitja e Strategjisë së parë Nacionale për Edukimi Financiar, Përfshirje Financiare dhe Mbrojtje të Konsumatorëve është në fazën përfundimtare.