Në suazat e aktiviteteve të parashikuara për përmbushjen e qëllimit strategjik – Përmirësimi dhe mirëmbajtja e një sistemi të qëndrueshëm dhe transparent të financimit kapital të sigurimit pensional , i cili ka mbështetjen e anëtarësisë dhe publikut, Agjencia për mbikëqyrjen e financimit kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS e ka mbindërtuar mjetin për të dhëna statistikore “MAPAS-STAT”.
Mbindërtimi i “MAPAS-STAT” përfshin vendosjen e tri menyve të reja të cilat mundësojnë qasje te të dhënat për shumën e realizuar të fondeve pensionale:
- Të hyra të fondeve pensionale – tabela
- Të hyra të fondeve pensionale – grafiku
- Të hyra të fondeve pensionale – nominale dhe reale – grafiku
Këto meny u mundësojnë palëve të interesuara filtrimin e pavarur të të dhënave, vizualizim interaktiv të të dhënave dhe shkarkimin e të dhënave për shumën e realizuar të fondeve pensionale, për një periudhë të caktuar dhe sipas një lloj të caktuar të përllogaritjes.
Me rëndësinë gjithnjë në rritje të financimit kapital të sigurimit pensional në sektorin e përgjithshëm financiar, si dhe me rritjen e numrit të subjekteve nën mbikëqyrje, “MAPAS-STAT” do të vazhdojë të përmirësohet me të dhëna të reja, kurse MAPAS mbetet e përkushtuar në përmirësimin e cilësisë dhe qasjes në të dhënat për financimin kapital të sigurimit pensional.