Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS në Ditën e Vetëdijesimit Pensional – 15 shtator rekomandon: “Informoju për kursimin e vet pensional derisa jeni të rinj!”

Java e Vetëdijesimit Pensional këtë vit është nga 13 deri më 17 shtator, dhe Dita e Vetëdijesimit  Pensional është si zakonisht më 15 shtator. Si vazhdimësi e viteve të kaluara, Dita e Vetëdijesimit Pesional të Pensionit ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e kursimeve pensionale.

Në suazat misionit të vet që t’i mbrojë interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe ta nxitë zhvillimin e financimit kapital të sigurimit pensional për ditë më të sigurta në pension, Agjencia e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS e feston Ditën e Vetëdijesimit  Pensional – 15 Shtatorin me një sërë aktivitetesh duke i shfrytëzuar mjetet elektronike të komunikimit dhe mediat sociale, qëllimi i të cilës është ngritja e vetëdijes publike për sistemin pensional. MAPAS në aktivitetet e  veta edukative thekson se është me rëndësi të veçantë që të rinjtë të informohen në kohë për të drejtat, obligimet dhe fitimet e anëtarëve të fondeve të obligueshme dhe vullnetare të pensionit, menjëherë pas fillimit të marrëdhënies së punës.

“Informohu në kohë për kursimin e vet pensional”, është mesazhi të cilin MAPAS ua dërgon vazhdimisht qytetarëve. Duam të theksojmë se kursimi pensional është investim afatgjatë, kurse MAPAS kontribuon dhe do të vazhdojë të kontribuojë në përforcimin e vazhdueshëm të kursimeve individuale nëpërmjet sigurimit të menaxhimit me rreziqet të cilat u kërcënohen mjeteve dhe pensioneve dhe kompensimeve pensionale të anëtarëve të fondeve pensionale, si dhe të reputacionit të sistemit, dhe reduktim të tyre në nivelin më të ulët të mundshëm. 

Me rastin e Ditës së Vetëdijesimit Pensional, të diel, më 15 shtator, me mbështetje nga MAPAS, shoqëritë pensionale Trigllav, Sava dhe KB Prvo do të organizojnë “Eveniment familjar” me qëllim që të promovojnë dhe edukojnë publikun për financimin kapital të sigurimit pensional. Evenimenti ka karakter të hapur në afërsi të kafenesë “Mambo” në parkun “Avionçe” në Komunën Aerodrom. Evenimenti do të zgjasë 4 orë, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 dhe është i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar.

Më shumë informacione për fondet e obligueshme dhe vullnetare pensionale, për normativën dhe ndryshimet e saj, si edhe për të drejtat dhe obligimet e anëtarëve gjenden në faqen e internetit www.penzija.mk, si dhe në ueb faqen tonë dhe në adresat tona në mediat sociale. Këtu, do të merrni lehtë informacione mbi financimin kapital të sigurimit pensional dhe të kontrolloni në cilën shoqëri pensionale jeni anëtarë.

www.mapas.mk,

www.facebook.com/mapas.mk,

www.instagram.com/mapas.mk,

www.linkedin.com/company/mapasmk/

Skip to content