Kryetari i MAPAS-it, Remzi Bajrami, së bashku me anëtaren e Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma, dhe këshilltaren kryesore, Marija Popovska, morën pjesë në promovimin zyrtar të aplikacionit m.Uslugi, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e transformimit digjital dhe modernizimit të shërbimeve publike.
Zbatimi i zgjidhjeve digjitale mundëson qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet dhe dokumentet elektronike, duke kontribuar në reduktimin e procedurave administrative dhe në rritjen e qasshmërisë dhe efikasitetit të shërbimeve institucionale.
MAPAS-i e njeh rëndësinë e digjitalizimit si një proces që kontribon në modernizimin e institucioneve, përmirësimin e funksionimit të tyre dhe krijimin e shërbimeve më të thjeshta dhe më të qasshme për qytetarët.
Duke ndjekur trendet bashkëkohore dhe zhvillimin e zgjidhjeve digjitale, MAPAS-i vazhdon të mbështesë iniciativat që synojnë funksionim më efikas, transparent dhe të orientuar drejt nevojave të përdoruesve nga ana e institucioneve.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk