Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS-i në akademinë solemne me rastin e 80-vjetorit të bankarizmit qendror

Anëtarja e Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma, dhe këshilltarja kryesore, Marija Popovska, morën pjesë në akademinë solemne të organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e shënimit të 80-vjetorit të bankarizmit qendror.

Ky aktivitet përbën një mundësi për të shënuar tetë dekada të ekzistencës dhe zhvillimit të bankarizmit qendror në vend, si dhe për të vënë në pah rolin e tij në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar dhe në zhvillimin e sistemit financiar.

Me pjesëmarrjen e saj, MAPAS-i riafirmon rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërmjet institucioneve financiare, me synimin e përbashkët për avancimin e stabilitetit, besimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sistemit financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Skip to content