Në kuadër të aktiviteteve të parapara për përmbushje të qëllimit strategjik – Avancimi dhe mirëmbajtja e financimit të qëndrueshëm dhe transparent kapital të sigurimit pensional i cili e ka mbështetjen e anëtarësisë dhe publikut, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional në vitin 2022 filloi me aktivitete për avancimin dhe digjitalizimin e publikimit dhe qasjes në të dhënat e financimit kapital të sigurimit pensional.
Nga qershori i vitit 2023, të dhënat statistikore për financimin kapital të sigurimit pensional janë të disponuehsme për publikun edhe përmes veglës së re për të dhënat statistikore “MAPAS-STAT” e cila është e vendosur në faqen e internetit të MAPAS-it. Kjo vegël bashkëvepruese bashkëkohore është mundësuar përmes Business Intelegence Tool – Metabase.
“MAPAS-STAT” siguron qasje bashkëkohore dhe të thjeshtë në të dhënat, mundësi për filtrim të pavarur të të dhënave, përgatitje të serive kohore, vizualim bashkëveprues dhe shkarkimin e të dhënave. Gjithashtu me “MAPAS-STAT” sigurohet vëllim i shtuar dhe frekuenca e publikimit të të dhënave statistikore relevante për pjesëmarrësit, për të gjithë palët e interesuara dhe publikun e gjerë.
“MAPAS-STAT” përmban nëntë meny të cilat mundësojnë qasje në të dhënat për:
- Vlerën e njësisë së kontabilitetit dhe mjeteve neto
- Strukturën e investimeve të fondit pensional
- Strukturën e përgjithshme të investimeve të fondeve të detyrueshme pensionale
- Strukturën e përgjithshme të investimeve të fondeve pensionale vullnetare
- Anëtarësinë në fondin e detyrueshëm pensional
- Anëtarësinë në fondin pensional vullnetar
- Kontributet në fondin e detyrueshëm pensional
- Kontributet në fondin pensional vullnetar
- Skemat pensionale profesionale
Gjithashtu, nga qershori i vitit 2023 edhe publikimi i ponderit për sistemim të përkohshëm të të siguruarve në fondet e detyrueshme pensionale do të bëhet përmes Metabase. Në këtë mënyrë mundësohet qasje bashkëkohore dhe e thjeshtë në të dhënat për ponderin, mundësi për filtrim të pavarur të të dhënave, përgatitje të serive kohore, vizualizim bashkëveprues dhe shkarkimin e të dhënave.
Përmes kësaj vegle të re, e cila në të ardhmen do të përplotësohet me të dhëna të reja, MAPAS-i do të vazhdojë të publikojë në kohë dhe në mënyrë rregullt të dhëna të hollësishme për financimin kapital të sigurimit pensional, njëkohësisht duke siguruar transparencë të financimit kapital të sigurimit pensional.
Duke pasur parasysh rëndësinë e rritur të financimit kapital të sigurimit pensional në sektorin e përgjithshëm financiar, si dhe rritjen e numrit të subjekteve mbi të cilat MAPAS-i kryen mbikëqyrje, MAPAS-i do të vazhdojë t’i avancojë informacionet që i publikon si përmes avancimit cilësor dhe sasior të të dhënave, ashtu edhe përmes mundësimit të qasjes më të thjeshtësuar në këto të dhëna.