Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor dhe me qëllim të rritjes së vetëdijesimit të qytetarëve, punonjësit e MAPAS-it pastruan lokacionin Proevcë – Kumanovë. Aktiviteti u zhvillua në afërsi të burimit të ujit të tharët natyral. Kjo konfirmon se ne vazhdojmë me aktivitete që zhvillohen të paktën dy herë në vit, me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.