Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional e njofton opinionin e gjerë se Shoqëria për menaxhimin e fondeve pensionale vullnetare Shoqëria Pensionale VFP SHA Shkup dhe Banka e përzgjedhur – kujdestare e mjeteve në fondin pensional vullnetar të menaxhuar nga Shoqëria – Shparkase Banka SHA Shkup, është dakorduar më 18.10.2022, si datë për fillimin e pagesave në kuadër të Fondit të Hapur Pensional Vullnetar VFP – Shkup. Bashkëpunimi ndërmjet Shparkase Banka SHA Shkup dhe Shoqërisë Pensionale VFP SHA Shkup është i rregulluar dhe përcaktuar në Marrëveshjen për kryerjen e aktiviteteve të bankës kujdestare të pronës për fondin pensional vullnetar, të lidhur ndërmjet këtyre dy institucioneve.