Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

NJOFTIM për marrje pëlqim nga anëtarët për shpërndarjen e informatave përmes postës elektronike

Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS është një institucion rregullator dhe mbikëqyrës i cili është themeluar për t’u kujdesur për interesat e anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar të fondeve pensionale dhe për të inkurajuar zhvillimin e sigurimit të financuar pensional.

MAPAS zhvillon vetëdijen e publikut për qëllimet dhe parimet e shoqatave të pensioneve dhe fondeve të pensioneve të detyrueshme dhe vullnetare, për përfitimet e anëtarësimit në një fond pensioni të detyrueshëm dhe/ose vullnetar, për të drejtat e anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar të fondeve të pensioneve të detyrueshme dhe vullnetare dhe për çështje të tjera që lidhen me sigurimin pensional të financuar nga kapitali.

Për këtë qëllim, MAPAS informon publikun e gjerë se prezanton një mënyrë shtesë digjitale të informimit për qasje të thjeshtë dhe të shpejtë tek anëtarët e fondit pensional. Pas marrjes së pëlqimit të anëtarëve, MAPAS do të dërgojë në emailin e anëtarëve informacione lidhur me të drejtat dhe risitë në sigurimin pensional të financuar nga kapitali.

Qëllimi i shpërndarjes së informatave për anëtarët është të përmirësojë vetëdijen për sistemin e pensioneve dhe të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve të shtyllës së dytë dhe të risë vetëdijen e publikut.

Ju faleminderit për përdorimin e shërbimeve tona elektronike dhe për kontributin që jepni në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Skip to content