Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

U mbajt takim pune me Мinistrin Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Remzi Bajrami, anëtari i Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma dhe këshilltarja kryesore e kryetarit të MAPAS-it, Marija Popovska, zhvilluan një takim pune me Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski.

Në takim u shqyrtuan çështje aktuale që lidhen me
financimin kapital të sigurimit pensional, me theks të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të sistemit pensional, qëndrueshmërinë e tij afatgjatë dhe sigurimin e një niveli të përshtatshëm të sigurisë pensionale për qytetarët.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, si dhe për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave me qëllim të krijimit dhe zbatimit të politikave që do të kontribuojnë në një sistem pensional stabil, efikas dhe të qëndrueshëm.

Gjithashtu, në takim u konfirmua përkushtimi për vazhdimin e dialogut konstruktiv institucional dhe bashkëpunimit, me qëllim të kontributit të përbashkët në avancimin e sistemit pensional dhe sigurimin e një niveli më të lartë të sigurisë për pensionistët e sotëm dhe të ardhshëm.

Skip to content