Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) publikoi numrin më të ri të botimit Tregu i Pensioneve në Fokus 2023.
Botimi i Tregu i Pensioneve në Fokus 2023 ofron statistika të detajuara dhe të krahasueshme mbi sistemet e pensioneve të bazuara në asete në mbarë botën. Këtë vit, merret parasysh ndikimi i rritjes së inflacionit, normave më të larta të interesit dhe zhvillimeve të tjera makroekonomike dhe financiare në sistemet e pensioneve të bazuara në mjete në vitin 2022, dhe veçanërisht në rezultatet e investimeve, portofolin e investimeve, mjetet e kursimeve pensionale, pjesëmarrjen në fondet e pensioneve dhe kontributet e paguara. Të dhënat e përdorura për përgatitjen e këtij raporti janë dhënë nga rregullatorët e vendit në kuadër të projektit të Statistikave Globale të Pensioneve të OECD-së.
Rënia e njëkohshme e çmimeve të obligacioneve dhe aksioneve, dy instrumentet kryesore në portofolet e fondeve të pensioneve, shkaktoi humbje nominale nga investimet. Normat e larta të inflacionit e kanë përkeqësuar këtë dinamikë, me norma reale negative të kthimit të regjistruara në shumicën e vendeve. Megjithatë, fitimet e mëdha të arritura në vitet e mëparshme zbutën ndikimin e këtyre normave negative të kthimit në rezultatet afatgjata të investimeve të fondeve pensionale.
Ndikimi pozitiv i shumave më të larta të kontributeve ishte i pamjaftueshëm për të kompensuar ndikimin e performancës negative të investimeve në shumë vende të OECD, gjë që çoi në një rënie të vlerës së mjeteve të pensioneve. Megjithatë, në disa vende jo anëtare të OECD-së, shumat më të larta të kontributeve në raport me shumat e pagesave të pensioneve kanë kompensuar humbjet e investimeve, pasi në shumë prej këtyre vendeve faza e pagesës së pensioneve nuk ka filluar ende ose ka filluar vetëm kohët e fundit dhe numri i njerëzve që tërheqin fonde është i vogël
Botimi i Tregut të Pensioneve në Fokus 2023 është në linkun e mëposhtëm:Tregu i Pensioneve në Fokus 2023