Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Tregjet pensionale në fokus – Të dhëna paraprake për vitin 2025

Sipas të dhënave më të fundit paraprake të OECD-së, të publikuara në botimin „Tregjet pensionale në fokus – Të dhëna paraprake për vitin 2025“, mjetet pensionale në nivel global vazhduan të shënojnë rritje të konsiderueshme edhe gjatë vitit 2025.

Në vendet anëtare të OECD-së, vlera e mjeteve pensionale u rrit me 11,7%, duke arritur në 70,3 trilionë dollarë amerikanë (USD). Në vendet që nuk janë anëtare të OECD-së, rritja ishte 23,7%, ndërsa vlera e mjeteve pensionale arriti në 2,0 trilionë USD.

Rritja u nxit si rezultat i pagesave të vazhdueshme të kontributeve, si dhe nga zhvillimet e favorshme në tregjet globale të kapitalit. Kthimet e larta nga aksionet gjatë vitit 2025 ndikuan pozitivisht në kthimet e fondeve pensionale, ku pjesa më e madhe e fondeve realizuan kthime pozitive nominale dhe reale nga investimet.

Të dhënat paraprake të OECD-së edhe një herë konfirmojnë rëndësinë e qasjes afatgjatë të investimit dhe të diversifikimit të investimeve si parime themelore për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme të kursimeve pensionale dhe për forcimin e sigurisë financiare të pensionistëve të tanishëm dhe të ardhshëm.

Botimi më i fundit „Tregjet pensionale në fokus – Të dhëna paraprake për vitin 2025“ është i disponueshëm në lidhjen në vijim: PMF Preliminary 2025.

Skip to content