Kryetari i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS, Remzi Bajrami, anëtarja e Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Pranvera Suma, Këshilltarja kryesore e kryetarit të MAPAS-it, Marija Popovska, dhe Udhëheqësi i Njësisë për Kontroll Institucional, Festim Beqiri, morën pjesë në Konferencën e 25-të vjetore të Bursës së Maqedonisë, e cila u mbajt më 22 dhe 23 shtator 2026 në Ohër.
Konferenca mblodhi përfaqësues dhe ekspertë nga sektori financiar, institucionet, tregjet vendore dhe ndërkombëtare të kapitalit, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe atij akademik, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe pikëpamjeve mbi gjendjet aktuale dhe drejtimet e ardhshme të zhvillimit të tregjeve financiare dhe të kapitalit.
Në kuadër të konferencës u trajtuan disa tema të rëndësishme, ndër të cilat zhvillimi dhe perspektivat e tregjeve të vogla të kapitalit, trendet rajonale, kapitali afatgjatë në funksion të zhvillimit industrial, rruga drejt një oferte fillestare publike të suksesshme të aksioneve (IPO), burimet alternative të financimit, asetet digjitale dhe tokenizimi, si dhe zbatimi i inteligjencës artificiale në tregjet financiare. Në program u përfshi edhe tema e llogarive individuale të veçanta të investimeve dhe ndikimi i tyre në tregun e kapitalit.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të MAPAS-it në ngjarje të tilla profesionale kontribon në ndjekjen e trendeve dhe praktikave bashkëkohore në sektorin financiar dhe të kapitalit, shkëmbimin e përvojave profesionale me institucionet dhe ekspertët përkatës, si dhe avancimin e njohurive me rëndësi për fushën e sigurimit pensional me financim kapital.
MAPAS-i mbetet i përkushtuar ndaj ndjekjes së vazhdueshme të zhvillimit të tregjeve financiare dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet dhe aktorët përkatës në sistemin financiar, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të sistemit pensional dhe mbrojtjes së interesave të anëtarëve të fondeve pensionale.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk