Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Publikohet Raporti Statistikor Tremujor nr.72

Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS publikoi Raportin Statistikor Tremujor për tremujorin e katërt të vitit 2023.

Sipas raportit të tremujorit të katërt në vitin 2023:

  • Numri i përgjithshëm i anëtarëve në fondet e pensioneve të detyrueshme është 593,023.
  • Numri i përgjithshëm i anëtarëve në fondet e pensioneve vullnetare është 31.500.
  • Mjetet neto të fondeve pensionale të detyrueshme arrijnë në 135,21 miliardë denarë.
  • Mjetet neto të fondeve pensionale vullnetare arrijnë në 3,59 miliardë denarë.
  • Shuma totale e kontributeve të paguara në fondet pensionale të detyrueshme në tremujorin e katërt të vitit 2023 është 3,66 miliardë denarë.
  • Shuma totale e kontributeve të paguara në fondet pensionale vullnetare në tremujorin e katërt të vitit 2023 është 187,82 milionë denarë.

Raporti statistikor tremujor nr.72, 31.12.2023 gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://mapas.mk/wp-content/uploads/2024/01/kvartalen-statistichki-izvestaj-72_31122023_web_alb.pdf

 

 

 

 

Skip to content