Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për aktivitet edukativ në Fakultetin Pedagogjik “Shën. Klimenti i Ohrit” – Shkup

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS dhe tri kompanitë pensionale ,,KB shoqëria e parë pensionale”, “Sava shoqëria pensionale” dhe “Triglav shoqëria pensionale” në bashkëpunim me KSF Ekonomi dhe KSU UKM, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Javës Globale të Parasë 2024 me temë “Mbro paratë tua, siguro të ardhmen tënde,” përmes njohjes së botës financiare, dje më 25 mars 2024 në Fakultetin Pedagogjik “Shën. Kliment Ohridski” – Shkup mbajti një ngjarje të madhe edukative për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve lidhur me nevojën për edukim më të madh financiar me fokus të veçantë në njohjen e përfitimeve dhe avantazheve të investimit afatgjatë dhe kursimit pensional.

Në ngjarjen në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik nga Shkupi dhe prof. Elena Naumovska, studentët nga katedra e financave ndanë njohuritë dhe praktikat e tyre për shoqëritë pensionale dhe rregullatorin MAPAS, duke përcjellë mesazh të qartë se dituria duhet të shpërndahet dhe përmes përfshirjes më të madhe të të gjithë studentëve dhe mbështetjes dhe koordinimit të ndërsjellë, ata do të jenë shumë më tepër të informuar dhe të edukuar, dhe me këtë do të jenë në gjendje të marrin vendime shumë më të mira financiare që do t’ju mundësojnë të reduktojnë ose shmangin rreziqet financiare dhe të sigurojnë një standard më të mirë jetese.

Qëllimi kryesor i të gjithëve neve është të kuptojmë rëndësinë dhe nevojën për edukim më të madh financiar dhe të jemi të vetëdijshëm se vendimet që marrim sot kanë një efekt afatgjatë në të ardhmen.

 

 

Skip to content