Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për anëtarët me stazh të beneficuar

Agjencia e Supervizionit të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), e njofton publikun se në përputhje me ligjin anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale që kanë arritur stazh me të cilin realizohet ulje të kufirit të pleqërisë për pensionim për së paku një vit në përputhje me nenin 118 paragrafi (3) të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, duke filluar nga 17 qershor 2024 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do ta vazhdojnë anëtarësinë në fondin e detyrueshëm pensional, më së voni deri më 17 shtator 2024.

Zgjedhja bëhet me deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësisë, e nëse anëtarët deri më 17 shtator 2024 nuk dorëzojnë deklaratë, do t’u ndërpritet anëtarësia në fondin e detyrueshëm pensional. Pas ndërprerjes së anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensional, shoqëria pensionale shumën e përgjithshme të mjeteve nga llogaritë individuale të këtyre anëtarëve e transferon në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i SPIMV).

Anëtarët të cilët nuk do të japin deklaratë për vazhdimin e anëtarësisë mbeten të siguruar vetëm në sigurimin e financuar pensional të bazuar në solidaritetin e gjeneratës (Fondi i SPIMV) prej ku do ta realizojnë të drejtën e pensionit.

Njëkohësisht, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), e njofton publikun se personave të cilët në vitet e kaluara kanë dorëzuar Deklaratë për vazhdimin e anëtarësimit, anëtarësimi i tyre është zgjatur dhe nuk ka nevojë ta dorëzojnë sërish të njëjtën deklaratë.

Më shumë informata për Stazhin e beneficuar dhe për Deklaratën për vazhdimin e anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensional në linqet në vijim:

https://mapas.mk/stazh-me-benificion/?lang=sq

https://mapas.mk/wp-content/uploads/2022/03/izjava-za-prodolzhuvane-na-chlenstvo-za-licza-so-ben.-stazh_al.docx

Skip to content