Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

TAIEX misioni ekspert për korniza për menaxhim me rreziqe për stabilitetin financiar dhe politikën makroprudenciale

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara në drejtim të përmbushjes së qëllimit strategjik – Përmirësimit të kapaciteteve në drejtim të forcimit të rolit të saj mbikëqyrës dhe rregullator në sigurimin pensional të financuar nga kapitali, në Agjencinë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional  (MAPAS) u zbatua projekti – mision ekspert përmes instrumentit të Bashkimit Evropian (BE) – TAIEX.

Objektivi kryesor i misionit të ekspertëve është krijimi i kornizës për menaxhimin e rrezikut për stabilitet financiar dhe politikë makroprudenciale e cila do të ofrojë metodologji për matjen e rreziqeve sistematike për stabilitetin financiar lidhur me sigurimin pensional të financuar nga kapitali në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Identifikimi në kohë dhe efikas i rreziqeve sistemike dhe ndërmarrja e aktiviteteve për parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit të tyre në sistemin financiar janë kompetenca të reja të MAPAS-it, të cilat burojnë nga Ligji për Stabilitetin Financiar dhe nga Strategjia për Zbatimin e Politikës Makroprudenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Misioni ekspert u krye në periudhën nga 11 deri më 15 mars, 2024 nga ekspertët Ivana Herceg, shefe e Departamentit për Rreziqet Sistemike dhe Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Mario Bambuloviq, shef i Departamentit për Rreziqet Sistemike në Agjencinë Kroate të Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare (HANFA). Misioni i ekspertëve u ndoq nga gjithsej 13 pjesëmarrës, punonjës në MAPAS.

Gjatë misionit të ekspertëve, pjesëmarrësit u njohën me kontekstin e përgjithshëm të politikës makroprudenciale në BE, rëndësinë e identifikimit, vlerësimit dhe monitorimit në kohë të rreziqeve sistematike përmes indikatorëve të ndryshëm dhe koncepteve analitike dhe instrumenteve dhe mjeteve të dizajnuara për parandalimin dhe zbutjen adekuate dhe efektive të rreziqeve sistemike. Pas njohjes me konceptin e rreziqeve sistemike dhe evolucionin e kuadrit të politikave makroprudenciale në BE, pjesëmarrësit kuptuan burimet e ndryshme të rreziqeve që mund të kërcënojnë stabilitetin e sistemit financiar përmes njohjes dhe konstruimit të risk indikatorëve të ndryshëm. Më pas, u prezantuan mjete dhe metrika të ndryshme agregimi për të matur ekspozimin ndaj rreziqeve sistemike që rrjedhin nga burime të ndryshme, së bashku me një mjet të testimit të stresit që mat elasticitetin e sistemit financiar ndaj goditjeve të ndryshme. Korniza e politikës makroprudenciale u prezantua gjithashtu me instrumentet e mundshme makroprudenciale dhe hartimin e mjeteve për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve sistemike.

Në vitet në vijim, MAPAS do të punojë në ngritjen e kapaciteteve të saja për zbatimin e aktiviteteve në drejtim të zbatimit të politikës makroprudenciale, përcaktimit të instrumenteve makroprudenciale dhe ndërmarrjes së masave makroprudenciale ndaj subjekteve mbi të cilat kryen mbikëqyrje.

 

Skip to content