Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Tregu pensional në fokus 2022

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD e botoi numrin më të ri të edicionit Tregu pensional në fokus 2022.

Edicioni i Tregut pensional në fokus 2022 jep pasqyrë të komponentëve të financuar dhe privatë të sistemeve pensionale përfundimisht me datë 2021 në 90 vende dhe i tregon ngjarjet më të fundit në tregjet pensionale në mbarë botën. Edicioni disponon me spektër të gjerë të indikatorëve të harmonizuar dhe të standardizuar relevantë për sistemet pensionale private me financim kapital. Edicioni nga ky vit përfshin edhe analizë të ndikimit potencial të konfliktit ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës në portofolin e planeve pensionale në vendet anëtare të OECD-së. Të dhënat që përdoren për përgatitje të këtij raporti janë siguruar nga rregullatorët nga vendet në kuadër të projektit të OECD-së për statistikë globale për pensione.

Mjetet e kursimeve pensionale, në nivel botëror, u rritën për 7% në krahasim me vitin 2020 dhe në fund të vitit 2021 tejkaluan 60,6 bilionë USD (58,9 bilionë USD në vendet anëtare të OECD-së dhe 1,7 bilionë USD në vendet që nuk janë anëtare të OECD-së). Kjo rritje është si rezultat i rritjes së numrit të pjesëmarrësve në planet pensionale, rritjes së kontributeve të paguara totale dhe rezultateve të investimeve në shumë vende.

Pavarësisht inflacionit në rritje, të ardhurat e investuese reale të mjeteve pensionale (neto nga shpenzimet për menaxhim) në vitin 2021 mesatarisht janë 3% në vendet anëtare të OECD-së. Megjithatë në numër të madh vendesh planet pensionale nuk arritën të ardhura investuese reale pozitive, veçanërisht në vendet që nuk janë anëtare të OECD-së ku të ardhurat investuese reale mesatarisht janë 0,9%.

Performansat investuese të planeve pensionale në afat të gjatë janë më të rëndësishme nga fitimet ose humbjet afatshkurtër sepse fondet pensionale janë investues afatgjatë. Fluktuacionet në rezultatet nga investimet janë të pashmangshme gjatë jetës së një portofoli pensional. Dhjetë vitet e fundit, të ardhurat investuese reale vjetore mesatare të mjeteve pensionale edhe krahas inflacionit të rritur në vitin 2021 dhe tronditjeve të tregjeve financiare (siç është në tremujorin e parë të vitit 2020) ishin pozitive në 41 nga 44 vendet e hulumtuara.

Të dhënat dhe analizat e disponueshme për vitin 2022 treguan se konflikti ushtarak në Ukrainë ka një ndikim të caktuar në rezultatet negative të investimeve në tremujorin e parë të vitit 2022 dhe zvogëlim të mjeteve në gjysmën vjetorin e parë të vitit 2022. Lufta dhe sanksionet dhe kundërsanksionet e mëvonshme pas pushtimit rus të Ukrainës shkaktuan zvogëlim të vlerës së të gjitha mjeteve të lidhura me Rusinë, veçanërisht mjeteve të investuara në Rusi ose mjeteve të investuara në instrumente të emetuara nga emetuesit rusë. Planet pensionale, gjithashtu, i ndjenë pasojat e luftës edhe përmes mjeteve të tjera përveç atyre të emetuara nga entitetet ruse dhe përmes kanaleve makroekonomike, siç janë presionet inflacioniste, normat më të larta të interesit dhe rritja më e ulët ekonomike.

Edicioni i Tregut pensional në Fokus 2022 është në linkun në vijim: Pension Market in Focus 2022.

 

Skip to content