Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e përgjegjësisë shoqërore, punonjësit e Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS morën pjesë në një garë vrapi të organizuar nga Zegin.
Kjo garë u realizua më 9 qershor me titull: “Zegin Spektraton ose Gara e heronjve në të gjitha ngjyrat”. Mjetet nga secili kotizim të dhurohen nga “Dr. Verica Mehanxhiska” në Shoqatën “Në botën time”, për të ndërtuar më shpejtë qendrën e parë ditore në rajon për adoleshentët dhe të rinjtë me spektër autik dhe zhvillim atipik.