MAPAS gjatë muajit maj 2021, realizoi hulumtim për informimin e anëtarëve në fondet e detyrueshme pensionale nëpërmjet anketës telefonike.
Mostra e përgjithshme e përfshirë në këtë anketë përbëhej nga 1,100 të anketuar, anëtarë të fondeve të detyrueshme pensionale, ku 47% e të anketuarve janë anëtarë të fondit të hapur të detyrueshëm pensional Sava, 50% e të anketuarve janë anëtarë të KB Fondit të parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup dhe 3% e të anketuarve janë anëtarë të Fondit të Hapur Pensional të Detyrueshëm Trigllav – Shkup. Në mostrën, 96% e të anketuarve janë anëtarë me marrëveshje të lidhur anëtarësimi, ndërsa 4% janë anëtarë të sistemuar.
Grupi i tretë i pyetjeve në anketën e përcakton mënyrën e informimit të anëtarëve të fondeve të detyrueshme pensionale për shtyllën e dytë. Të anketuarit u përgjigjën në pyetjet në vijim:
“Në cilën mënyrë informoheni Ju personalisht për shtyllën e dytë pensionale?
- Përmes internetit, Facebook, Instagram, LinkedIn
- Lajmërohem përmes telefonit në MAPAS dhe shoqëritë pensionale
- Përmes agjentit ose filialit të bashkëpunëtorëve afaristë
- Përmes reklamës në TV, radio ose afishe
- Fletushka, broshura, gazetë ditore”
Përafërsisht gjysma ose 48,0% e numrit të përgjithshëm të të anketuarve, për shtyllën e dytë informohen përmes agjentit ose filialit të bashkëpunëtorëve afaristë, ndërsa 29,8% informohen përmes internetit, Facebook, Instagram, LinkedIn. Mënyrat tjera të informimit i shfrytëzojnë numër më i vogël i të anketuarve.
Pasqyrë grafike e rezultateve të fituara për mënyrën e informimit të anëtarëve të fondeve të detyrueshme pensionale për shtyllën e dytë:
Informata të lidhura :
- MAPAS realizoi hulumtim për informimin e anëtarëve në fondet e detyrueshme pensionale në maj 2021
- Rezultatet nga hulumtimi për nivelin e Informimit dhe njoftimit personal për shtyllën e dytë pensionale
- Rezultatet nga hulumtimi për mënyrën e informimit të anëtarëve të fondeve të detyrueshme pensionale për shtyllën e dytë