Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Rezultatet nga hulumtimi për mënyrën e informimit të anëtarëve të fondeve të detyrueshme pensionale për shtyllën e dytë

MAPAS gjatë muajit maj 2021, realizoi hulumtim për informimin e anëtarëve në fondet e detyrueshme pensionale nëpërmjet anketës telefonike.

Mostra e përgjithshme e përfshirë në këtë anketë përbëhej nga 1,100 të anketuar, anëtarë të fondeve të detyrueshme pensionale, ku 47% e të anketuarve janë anëtarë të fondit të hapur të detyrueshëm pensional Sava, 50% e të anketuarve janë anëtarë të KB Fondit të parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup dhe 3% e të anketuarve janë anëtarë të Fondit të Hapur Pensional të Detyrueshëm Trigllav – Shkup. Në mostrën, 96% e të anketuarve janë anëtarë me marrëveshje të lidhur anëtarësimi, ndërsa 4% janë anëtarë të sistemuar.

Grupi i tretë i pyetjeve në anketën e përcakton mënyrën e informimit të anëtarëve të fondeve të detyrueshme pensionale për shtyllën e dytë. Të anketuarit u përgjigjën në pyetjet në vijim:

“Në cilën mënyrë informoheni Ju personalisht për shtyllën e dytë pensionale?

  • Përmes internetit, Facebook, Instagram, LinkedIn
  • Lajmërohem përmes telefonit në MAPAS dhe shoqëritë pensionale
  • Përmes agjentit ose filialit të bashkëpunëtorëve afaristë
  • Përmes reklamës në TV, radio ose afishe
  • Fletushka, broshura, gazetë ditore”

Përafërsisht gjysma ose 48,0% e numrit të përgjithshëm të të anketuarve, për shtyllën e dytë informohen përmes agjentit ose filialit të bashkëpunëtorëve afaristë, ndërsa 29,8% informohen përmes internetit, Facebook, Instagram, LinkedIn. Mënyrat tjera të informimit i shfrytëzojnë numër më i vogël i të anketuarve.

Pasqyrë grafike e rezultateve të fituara për mënyrën e informimit të anëtarëve të fondeve të detyrueshme pensionale për shtyllën e dytë:

Informata të lidhura :

Skip to content