Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Sot fillon Java Globale e Parasë 2024: “Mbroni paratë tuaja, siguroni të ardhmen tuaj”

Shkup, 18 mars 2024

Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit, në bashkëpunim me asociacionet dhe institucionet nga sektori privat dhe civil që janë aktivë në fushën e edukimit financiar, prej sot deri më 24 mars, për të dymbëdhjetin vit me radhë, shënojnë Javën Globale të Parasë. Java Globale e Parasë në mënyrë tradicionale shënohet përmes ligjëratave dhe publikimit të materialeve edukative nga fusha e financave.

Tema të cilës i është dedikuar Java Globale e Parasë për këtë vit është: “Mbroni paratë tuaja, siguroni të ardhmen tuaj” (Protect your money, secure your future), që i referohet menaxhimit të sigurt të parave dhe ngritja e ndërgjegjësimit për rreziqet e mundshme në sektorin financiar dhe mbrojtjen e financave personale. Rreziqet e tilla përfshijnë mashtrime financiare, përfshirë edhe porositë e dyshimta (fishing), mashtrime gjatë blerjes në internet, si dhe rreziqet lidhur me privatësinë e të dhënave, siç është vjedhja e identitetit. Më shpesh, të rinjtë janë viktima të mashtrimeve financiare, për shkak të kontaktit të tyre të vazhdueshëm me teknologjinë dhe vetëdijes më të ulët për rreziqet e mundshme gjatë përdorimit të teknologjisë moderne dhe metodat moderne të pagesës për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare. Për rrjedhojë, tema e Javës Globale e Parasë së këtij viti inkurajon të rinjtë që të kenë pikëpamje më afatgjate dhe të jenë të kujdesshëm kur marrin vendime financiare dhe përdorimi i teknologjisë moderne.

Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional MAPAS së bashku me kompanitë pensionale këtë vit zhvillon aktivitete dhe në kuadër të të njëjtave shpalli Konkurs Artistik i cili është i dedikuar për të gjithë fëmijët shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës nga 4 deri 14 vjeç si aktivitet edukativ për shënimin e “JAVËS GLOBALE TË PARAVE 2024”.

Gjithashtu, do të mbahen më shumë ligjerata edukative për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët për të cilët organizohet një ngjarje e madhe së bashku me Kuvendin Studentor Universitar e cila do të mbahet më 25.03.2024. Në këtë ngjarje studentët nga Fakulteti Ekonomik do të transferojnë përvojën e tyre personale të fituar përmes punës praktike në MAPAS dhe kompanitë pensionale me qëllim ndërgjegjësimin e kolegëve të tyre për përfitimet nga njohja e tregut financiar dhe institucioneve financiare.

Në korniza ndërkombëtare, Java Globale e Parasë shënohet që nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo nismë globale, e cila deri më tani është shënuar në më shumë se 176 vende të botës dhe me të cilën përfshihen 60 milionë fëmijë dhe të rinj, ngrit ndërgjegjësimin e të rinjve për edukimin financiar dhe njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Më shumë informacion rreth lidhjes së Javës Globale të Parasë: www.globalmoneyweek.org

Skip to content