Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Rezultatet nga hulumtimi për nivelin e të kuptuarit të të dhënave nga raporti për kursimin pensional

MAPAS gjatë muajt maj 2021, realizoi hulumtim për informimin e anëtarëve në fondet e detyrueshme pensionale  përmes anketës telefonike.

Mostra e përgjithshme e përfshirë në këtë anketë e përbëhej nga 1.100 të anketuar, anëtarë të fondeve të detyrueshme pensionale, me ç’rast 47% e të anketuarve janë anëtarë të Fondit të hapur të detyrueshëm pensional Fondi pensional Sava, 50% e të anketuarve janë anëtarë të KB Fondit të parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup dhe 3% e të anketuarve janë anëtarë të Fondit të hapur të detyrueshëm Trigllav – Shkup. Në mostrën, 96% e të anketuarve janë anëtarë me kontratë të lidhur për anëtarësim ndërsa 4% janë anëtarë të sistemuar.

 

Grupi i gjashtë i pyetjeve në anketën e përcakton nivelin e të kuptuarit të të dhënave nga raporti për kursimin pensional.

 

Pyetjet e këtij grupi, si dhe rezultatet e fituara janë në vijim:

  1. A e morët raportin për kursimin pensional (në zarf të gjelbër ose në formë elektronike) për vitin 2020?

31,3% e të anketuarve raportin e kanë marrë në formë elektronike, ndërsa 38,6% raportin e kanë marrë përmes postës. Nga të anketuarit (30,1%) nuk e kanë marrë raportin, pjesa më e madhe (79%) nuk e dinë arsyen pse nuk e kanë marrë raportin.

 

Të anketuarit që nuk e kanë marrë raportin për kursimin pensional janë përgjigjur edhe në pyetjet në vijim:

  1. A e dini sa mjete keni në llogarinë tuaj individuale?

69,4% e të anketuarve janë përgjigjur se dinë sa mjete kanë në llogarinë individuale, ndërsa 30,5% janë përgjigjur se nuk dinë.

 

  1. A paguan shoqëria kompensim të kontributeve dhe kompensim për menaxhim me mjete?

58,5% e të anketuarve janë përgjigjur se shoqëria paguan kompensim të kontributeve dhe kompensim për menaxhim me mjetet, ndërsa 13,1% janë përgjigjur se shoqëria nuk paguan kompensim të kontributeve dhe kompensim për menaxhim me mjetet. 28,3% e të anketuarve janë prononcuar se nuk dinë.

 

  1. A e ndiqni njësinë kontabël të fondit tuaj të detyrueshëm pensionl?

54,0% e të anketuarve janë përgjigjur se e ndjekin njësinë kontabël të fondit të tyre të detyrueshëm pensional, ndërsa 44,0% janë përgjigjur se nuk e ndjekin njësinë kontabël. 2,1% e të anketuarve janë prononcuar se nuk e dinë.

 

  1. A e ndiqni sa mjete të fondit tuaj të detyrueshëm pensional janë investuar në obligacione, aksione, depozita bankare etj?

42,9% e të anketuarve janë përgjigjur se mjetet investohen në obligacione, aksione, depozita bankare, etj, ndërsa 53,1% janë përgjigjur se nuk investohen. 4,0% e të anketuarve janë prononcuar nuk dinë.

Vlerësimi i përgjithshëm i të kuptuarit të të dhënave nga raporti për kursimin pensional është 3,25 (në shkallë nga 1 deri në 5) përkatësisht pjesë e konsiderueshme e të anketuarve që e kanë marrë raportin për kursimin pensional ose 22,4% aspak nuk i kuptojnë të dhënat nga raporti për kursim pensional.

 

Pasqyra grafike e rezultateve të fituara për nivelin e të kuptuarit të të dhënave nga raporti për kursimin pensional:

 

Informata të lidhura:

 

 

Skip to content