Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional
Uncategorized @sq

MAPAS më 15 shtator  – Ditën e Vetëdijësimit Pensional porosit: MERR PËRGJEGJËSI PËR PENSIONIN TËND!

Java e vetëdijësimit pensional këtë vit është nga 11 deri më 15 shtator, dhe dita e vetëdijësimit pensional është si zakonisht më 15 shtator. Duke filluar nga viti 2014, Dita e Vetëdijësimit Pensional synon të nxjerrë në pah rëndësinë e kursimeve të pensionit. Në kuadër të misionit të saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve […]

U publikua Raporti statistikor tremujor nr. 70

Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS publikoi Raportin Statistikor Tremujor për tremujorin e dytë të vitit 2023. Sipas raportit të tremujorit të dytë 2023:   Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin e detyrueshëm pensional të financuar nga kapitali është 582,209. Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin vullnetar pensional […]

NJOFTIM Skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për anëtarët me stazh të benificuar

Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), informon publikun е gjerë se skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për vazhdimin e anëtarsimit në fondin e detyrueshëm pensional. Sipas ligjit anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale që kanë arritur stazh me të cilin realizohet ulje të kufirit të pleqërisë për pensionim për së […]

MAPAS – Mjetet e përgjithshme të fondeve pensionale në vitin 2022 u rritën pavarësisht mjedisit të pasigurt makroekonomik dhe financiar

Gjatë vitit 2022,  mjetet e përgjithshme të fondeve të detyrueshme pensionale shënuan rritje të ngadaltë prej 7,46% dhe arritën në 113,54 miliardë denarë. Mjetet e përgjithshme të fondeve pensionale vullnetare shënuan rritje më të ulët në krahasim me mjetet e përgjithshme të fondeve të detyrueshme  pensionale, gjegjësisht u rritën për 6,36% dhe arritën në 3,05 […]

Njoftim për pjesëmarrjе në konferencën e parë rajonale të organizuar nga Asociacioni i Shoqërive Pensionale të Republikës së Shqipërisë

Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional mori pjesë në konferencën e parë rajonale të organizuar nga Asociacioni i Shoqërive Pensionale të Republikës së Shqipërisë “Pensionet private në fokus”. Qëllimi kryesor i konferencës ishte analiza dhe diskutimi i gjendjeve në sistemin pensional në Republikën e Shqipërisë dhe nevoja për reformim të tij. Në […]

MAPAS-STAT- Avancimi i qasjes në të dhënat statistikore të financimit kapital të sigurimit pensional

Në kuadër të aktiviteteve të parapara për përmbushje të qëllimit strategjik – Avancimi dhe mirëmbajtja e financimit të qëndrueshëm dhe transparent kapital të sigurimit pensional i cili e ka mbështetjen e anëtarësisë dhe publikut, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional në vitin 2022 filloi me aktivitete për avancimin dhe digjitalizimin e publikimit […]

MAPAS organizoi tim-bilding për punonjësit e saj

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional- MAPAS, vazhdimisht punon dhe ka për qëllim ndërtimin e shpirtit ekipor, promovimin e punës së përbashkët si dhe motivimin dhe ndërtimin e besimit brenda Agjencisë. Për këtë qëllim, më 7 qershor MAPAS realizoi tim-bilding në Matkë të Shkupit, ku punonjësit e MAPAS-it në mënyrë aktive dhe […]

Skip to content