Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional
Uncategorized @sq

Fillon edicioni i nëntë i Ditët e edukimit financiar

Me qëllim forcimin e edukimit financiar, nxitjen e përfshirjes financiare,  rritjen e vetëdijes dhe mbrojtjes së konsumatorëve gjatë përdorimit të produkteve dhe shërbimeve financiare në kushtet e sotme të digjitalizimit të sektorit financiar nga 25 nëntori deri më 4 dhjetor, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në kuadër të edicionit të nëntë të Ditëve të […]

Agjencia për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS mori pjesë në programin katërditor të trajnimit për rregullativat financiare 2025, i organizuar nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Gjatë trajnimit, ekspertët e MAPAS-it patën mundësi të njihen me rregullativat më të reja evropiane – CSDR, MiFID II dhe MAR – të cilat përbëjnë një segment kyç në avancimin e infrastrukturës së tregut, rritjen e transparencës dhe mbrojtjes së investitorëve. Modulet profesionale, të pasuruara me shembuj praktikë dhe analizë të pikave kritike në zbatimin […]

MAPAS-i mbajti takim informativ për media për avancimin e sistemit pensional

MAPAS-i mbajti takim informativ për media ku kryetari i Këshillit të ekspertëve, Remzi Bajrami, së bashku me anëtarët e Këshillit dhe ekspertët e Agjencisë, paraqitën informacionet dhe drejtimet më të fundit për zhvillimin e sistemit pensional me financim kapital. Në informim morën pjesë edhe përfaqësues të katër shoqërive pensionale që funksionojnë në vend. Gjatë paraqitjeve […]

Tregjet Pensionale në Fokus 2025

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi botimin më të ri Tregjet Pensionale në Fokus 2025. Botimi Tregjet Pensionale në Fokus 2025 paraqet të dhëna të detajuara dhe të krahasueshme për sistemet pensionale të bazuara në kapital në mbarë botën, deri në vitin 2024. Raporti analizon zhvillimet gjatë vitit 2024, me theks tek faktorët […]

MAPAS mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, MAPAS përcjell urime të sinqerta për Byronë për Zhvillimin e Arsimit – institucion që prej shtatë dekadash paraqet një shtyllë kyçe në përmirësimin e sistemit arsimor dhe krijimin e politikave bashkëkohore në arsim. Kontributi i Byrosë ka rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e një arsimi cilësor, gjithëpërfshirës dhe […]

Misioni ekspert i TAIEX – vlerësimi i qëndrueshmërisë ekonomike të sigurimit pensional me financim kapital

Në kuadër të aktiviteteve të parapara drejt përmbushjes së qëllimit strategjik – përmirësimi i kapaciteteve për forcimin e rolit mbikëqyrës dhe rregullator në sigurimin pensional me financim kapital, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) realizoi një projekt – mision ekspertësh përmes instrumentit të Bashkimit Evropian (BE) – TAIEX. Ky projekt paraqet […]

Pjesëmarrje në ngjarjen me rastin e Ditës së Sigurimeve

Më 30 tetor 2025, me rastin e “Ditës së Sigurimeve”, që u mbajt në Filharmoninë e Maqedonisë në Shkup, morën pjesë Kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it, Remzi Bajrami dhe këshilltarja Kryesore e Kryetarit të Këshillit të ekspertëve, Pranvera Suma. Ngjarja e organizuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve ishte e dedikuar për shënimin […]

Skip to content